KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin

“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar, siç i ka quajtur ajo, “aleatët historikë të Hashim Thaçit”, të cilët, sipas saj, kanë nisur të bëjnë thirrje për pranimin e vendimit, duke u mbështetur në mundësinë e apelimit.

“Paskan filluar të reagojnë aleatët historikë të Hashim Thaçit. Ata me të cilët ai punoi që nga dita e parë. Ata me të cilët, bashkë, arritëm shumë suksese e momente historike.

E tash paskan filluar të na thonë: pranojeni vendimin, sepse ka apel… Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se për të dhe bashkëpunëtorët e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë thjesht njerëz me të cilët është bashkëpunuar në një periudhë të caktuar historike.

“Për ne, ata janë pjesë e historisë sonë. Janë pjesë e themeleve mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Janë njerëzit me të cilët lidhet një prej kapitujve më të rëndësishëm të lirisë së Kosovës”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Ajo ka kundërshtuar thirrjet për pranimin e vendimit, duke theksuar se procesi do të vazhdojë përmes kundërshtimit dhe rezistencës.

“Prandaj, shumë faleminderit për këshillat.

Por jo.

Ne nuk e pranojmë këtë vendim.

Do ta kundërshtojmë. Do të rezistojmë.

Deri në fund.

Deri në liri”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi/

Edil Project mbështet këtë mbulim special nga Haga.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.