KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione

Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione

Ambasada Britanike në Prishtinë ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësi dhe reagime paqësore.

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se Mbretëria e Bashkuar “respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor” dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon.

Ai theksoi se aktgjykimi “nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.”

Sipas tij, gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe “nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione mes komuniteteve apo në të gjithë rajonin.”

“Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë”, deklaroi Lord Wood.

Ambasada britanike shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.