KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dënimi i krerëve të UÇK, PD gati rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

Dënimi i krerëve të UÇK, PD gati rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

Pas dënimit të katër krerëve të UÇK nga Gjykata Speciale në Hagë, Partia Demokratike nuk ka humbur kohë dhe ka bërë gati kërkesën për të miratuar në Kuvend një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Partia Demokratike ka kërkuar gjithashtu një angazhim të koordinuar me institucionet e Kosovës për ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi krimet e kryera gjatë luftës.

Sipas PD-së, draft-rezoluta është firmosur nga 30 deputetë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

Po ashtu, anëtarët e PD-së në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë në seancën plenare një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Demokratët bëjnë të ditur se palët politike janë angazhuar të punojnë për një qëndrim të unifikuar në lidhje me këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që demokratët depozitojnë në Kuvend një kërkesë të tillë, për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Hera e fundit kur demokratët kanë depozituar një kërkesë të ngjashme ka qenë në Tetor 2025, por në atë kohë socialistët refuzuan që ta votonin duke argumentuar se një që rezoluta si fillim duhej miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.