KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku pas vendimit për Thaçin dhe të tjerët: S’ka dorëzim, rezistencë deri në fund

Çitaku pas vendimit për Thaçin dhe të tjerët: S’ka dorëzim, rezistencë deri në fund

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka vlerësuar qëndrimin e Thaçit dhe të tjerëve gjatë paraqitjes së tyre, duke i cilësuar si “të pathyeshëm”, “të fortë” dhe “të guximshëm”.

“Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një ‘OK’, iu përgjigj dënimit drakonik”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kundërshtuar gjithashtu cilësimin e UÇK-së si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke deklaruar se, sipas saj, UÇK-ja ishte “ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”.

“Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë”, ka shkruar Çitaku, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “S’ka dorëzim. Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri.” /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.