KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të marrë në Hagë: UÇK nuk është vetëm një emër në histori

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të marrë në Hagë: UÇK nuk është vetëm një emër në histori

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën sot (e mërkurë) aktgjykimin në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Sulmuesi i Sivassporit publikoi në rrjetet sociale një fotografi me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e shoqëroi me mesazhin:

“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas”.

Manaj e shoqëroi postimin edhe me një moment nga ndeshja e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke rikujtuar golin e fitores së Shqipërisë në atë përballje.

Reagimi i sulmuesit kuqezi vjen në një ditë kur vendimi i Hagës ka shkaktuar reagime të forta publike, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj aktgjykimit të shkallës së parë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.