KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg – reagon djali i tij

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg – reagon djali i tij

Djali i Kadri Veselit, Klestro Veseli, është deklaruar pas vendimit të trupit gjykues në Hagë, me të cilin babai i tij u dënua me 18 vjet burgim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Klestro Veseli ka thënë se familja do të qëndrojë e fortë, pavarësisht dënimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi, të fortë duhet me qëndru – nuk kemi asgjë më shumë”, tha Klestro Veseli.

Ndërkohë, mbrojtja e Kadri Veselit pritet ta apelojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke kërkuar rrëzimin e vendimit dënues dhe një aktgjykim përfundimtar lirues për të.

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.