KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hyseni dhe Gjini reagojnë pas aktgjykimit në Hagë: Drejtësia mund të cënohet, por historia nuk ndryshohet

Hyseni dhe Gjini reagojnë pas aktgjykimit në Hagë: Drejtësia mund të cënohet, por historia nuk ndryshohet

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kryetari i Gjakovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ,kanë reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mbështetje për të akuzuarit dhe familjet e tyre, duke e cilësuar aktgjykimin si “padrejtësi”.

“Por, asnjë dënim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën: ata hynë në luftë si çlirimtarë për të na sjellë lirinë dhe në histori do të mbeten të tillë përjetësisht”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se, sipas tij, vlera e UÇK-së mbetet e lidhur me themelet e shtetit të Kosovës.

Ndërsa Gjini ka reaguar duke iu referuar dënimeve të shqiptuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka shkruar se vendimi është “tronditës dhe thellësisht zhgënjyes”, ndërsa ka shprehur mbështetje për familjet e tyre dhe bashkëluftëtarët.

“Kjo nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike”, ka shkruar Gjini, duke e cilësuar luftën e UÇK-së si “luftë të drejtë dhe çlirimtare kundër regjimit kriminal të Serbisë”.

Gjini ka bërë thirrje që Kosova të angazhohet më shumë për procesin në shkallën e dytë të gjykimit.

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin e shkallës së parë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas një procesi gjyqësor që nisi në vitin 2023. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.