KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qytetarët drejt Gjykatës Speciale, forca të shtuara të Policisë në Hagë

Qytetarët drejt Gjykatës Speciale, forca të shtuara të Policisë në Hagë

Një numër qytetarësh janë mbledhur në Hagë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Turma është nisur në drejtim të objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërsa në zonë janë parë forca të shtuara të Policisë së Holandës.

Gjatë zhvillimeve janë shënuar edhe përplasje mes policisë dhe disa prej protestuesve. Raportohet se në drejtim të policisë janë hedhur gurë, ndërsa disa protestues kanë hipur edhe mbi autobusë.

Qytetarët e mbledhur kanë shprehur revoltën e tyre pas vendimit të gjykatës dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar të afrohen drejt objektit të Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, organizatorët e tubimit u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin incidentet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.