KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushtaku para aktgjykimit në Hagë: Sot atje është fati i Kosovës

Lushtaku para aktgjykimit në Hagë: Sot atje është fati i Kosovës

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur emocionet e tij para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Asnjëherë nuk kam pasur emocione më shumë se sot, sepse sot atje është fati i Kosovës. Cila do të jetë rruga e Kosovës pas këtij vendimi, po flas për ata që e dinë çka është shteti dhe çka janë institucionet e këtij vendi. Nuk po flas për ata që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë dikujt tjetër”, ka thënë Lushtaku”, është shprehur Lushtaku për RTV Dukagjini.

I pyetur nëse beson se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, Lushtaku është përgjigjur: “Unë shpresoj dhe besoj gjithmonë, por jam me dyshime që pak ka drejtësi atje.”

Deklarata e tij vjen vetëm pak para shpalljes së vendimit në Hagë, i cili po përcillet me vëmendje të madhe në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.