Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, pret që sot, ish krerët e UÇK-së të lirohen nga Gjykata Speciale.
Ai duke qëndruar para Dhomave të Specializuara në Hagë, tha se çdo vendim tjetër përveç lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nuk është drejtësi e mirëfilltë.
“Ne kemi ardh në mbështetje dhe përcjellje të procesit gjyqësor, ku pritet të merret sot vendimi. Kemi emocione sepse këtu është vendimi për të drejtën tonë, për lirinë tonë dhe UCK-në. Presim që bashkëluftëtarët tanë drejtësia të jep fjalën për lirimin e tyre. Çdo drejtësi tjetër është politike dhe si politik është e papërshtatshme për neve dhe e padrejtë”, tha ai.