KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Largohuni, përndryshe do të përdorim forcë” – Policia me thirrje pranë Gjykatës Speciale para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Largohuni, përndryshe do të përdorim forcë” – Policia me thirrje pranë Gjykatës Speciale para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në Hagë janë shtuar masat e sigurisë.

Policia që po kujdeset për rendin dhe sigurinë pranë objektit të Gjykatës Speciale në Hagë u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të largohen nga ndërtesa, raporton Telegrafi nga Haga.

Përmes një njoftimi me zë, policia ka paralajmëruar se në rast se të pranishmit nuk zbatojnë urdhrin për t’u larguar, do të përdoret forcë.

“Urdhri nga policia është që të largoheni nga ndërtesa e Tribunalit, përndryshe do të përdorim forcë”, thuhet në thirrjen e policisë.

Situata po zhvillohet vetëm pak para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se shpallja e aktgjykimit është caktuar për sot, 16 shtator, në orën 10:00, sipas kohës lokale në Hagë. Seanca është publike dhe do të transmetohet edhe online.

Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Telegrafi po raporton drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet para dhe gjatë shpalljes së aktgjykimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.