KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Elshani: Shkollat në Mramor dhe Grashticë bëhen gati për 1 Shtatorin

Elshani: Shkollat në Mramor dhe Grashticë bëhen gati për 1 Shtatorin

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në dy shkolla në Mramor dhe Grashticë, në kuadër të investimeve për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Sipas Elshanit, në këto dy shkolla kanë përfunduar punimet në fasadë, kulm dhe dritare, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai ka theksuar se këto janë investime konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe ofrimin e kushteve më të mira për komunitetin arsimor.

“Gati për 1 Shtator! Mramori dhe Grashtica po e marrin vëmendjen që e meritojnë”, ka shkruar Elshani.

Sipas tij, investimet në infrastrukturën arsimore do të vazhdojnë edhe në lagje dhe fshatra të tjera të Prishtinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.