Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Humbi mbi 50 kilogramë, Granit Shala tani po synon tituj në boks

    January 9, 2026

    “Në kontakt”, Arsenali hyn fuqishëm në garë për objektivin e Manchester Cityt dhe Liverpoolit

    January 9, 2026

    “Ju që më keni votuar, nuk keni gabuar”, Adriana Matoshi falënderon mbi 38 mijë votues që e rizgjodhën deputete

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Humbi mbi 50 kilogramë, Granit Shala tani po synon tituj në boks
    • “Në kontakt”, Arsenali hyn fuqishëm në garë për objektivin e Manchester Cityt dhe Liverpoolit
    • “Ju që më keni votuar, nuk keni gabuar”, Adriana Matoshi falënderon mbi 38 mijë votues që e rizgjodhën deputete
    • “Detroit: Become Human” kalon 15 milionë kopje të shitura, loja vazhdon tërheq interes
    • Një dre i vogël sfidon një rinocernt masiv
    • Kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar, për të tjerët paraqitje në stacion policor
    • Osmani priti Ambasadorin britanik, diskutohet formimi i institucioneve dhe bashkëpunimi strategjik
    • Uji në Kosovë pas përmbytjeve, IKSHKP tregon zonat e sigurta dhe ato të rrezikshme për konsum
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » I kërkova ChatGPT-së të zgjidhte një mister 800-vjeçar italian dhe ajo që ndodhi më befasoi

    I kërkova ChatGPT-së të zgjidhte një mister 800-vjeçar italian dhe ajo që ndodhi më befasoi

    korrektpressBy korrektpressDecember 24, 2025 Chatgpt 5 Mins Read
    I kërkova ChatGPT-së të zgjidhte një mister 800-vjeçar italian dhe ajo që ndodhi më befasoi
    I kërkova ChatGPT-së të zgjidhte një mister 800-vjeçar italian dhe ajo që ndodhi më befasoi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Elon Danziger, historian i pavarur arti / The New York Times
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Përballë Katedrales së Firences në Itali, qëndron një kishë shumë më e vjetër, Pagëzorja e Shën Gjonit. Ajo është një qendër e dashur e jetës fetare, ku shumë fiorentinë pagëzohen edhe sot e kësaj dite. Kolonat të thjeshta dhe harqet e zbukuruara përqafojnë tetë anët e saj, gjysmë të kamufluara në modele mermeri të gjelbër dhe të bardhë. Pa imitim të arkitekturës së Romës së lashtë, nga ana e pagëzores, është e vështirë të imagjinosh Firencen duke lindur Renesancën arkitekturore që ndryshoi fytyrën e Evropës. Megjithatë, për shekuj me radhë, nuk ka pasur një zgjidhje bindëse për pyetjet se kush e ndërtoi, kur dhe për çfarë arsye. Dekada më parë, unë organizoja vizita në pagëzore dhe e adhuroja atë, ndërsa në fillim të viteve 2020 nisa të thellohesha në origjinën e saj.

    Pas vitesh të tëra duke shqyrtuar dokumentet historike dhe duke lexuar me zell, bëra një zbulim të rëndësishëm që u botua vitin e kaluar: pagëzorja nuk u ndërtua nga fiorentinët, por për fiorentinët – në mënyrë të veçantë, si pjesë e një përpjekjeje bashkëpunuese të udhëhequr nga Papa Gregori VII, pas zgjedhjes së tij në vitin 1073. Ky zbulim ndodhi menjëherë para shpërthimit të inteligjencës artificiale [IA] në ndërgjegjen publike, dhe kohët e fundit fillova të pyesja veten: A do të mund ta zgjidhte një model i madh gjuhësor, si ChatGPT, këtë mister më shpejt se unë?

    Kështu që, si pjesë e një eksperimenti personal, provova t’i kaloj tre çetbotët e inteligjencës artificiale – ChatGPT, Claude dhe Gemini – përmes aspekteve të ndryshme të hetimit tim. Doja të shihja nëse ata do të mund të dallonin të njëjtat gjurmë që kisha gjetur unë, të vlerësonin rëndësinë e tyre dhe të arrinin në të njëjtat përfundime që arrita unë – më në fund. Por, çetbotët dështuan. Edhe pse ishin të aftë të përpunonin tekste të dendura për informacion të rëndësishëm, për origjinën e pagëzores, në fund nuk ishin në gjendje të ndërtonin një ide krejtësisht të re. Atyre u mungonin cilësitë thelbësore për të bërë zbulime.

    Ka disa arsye për këtë. Modelet e mëdha gjuhësore kanë lexuar më shumë tekst sesa mund të shpresojë ndonjëherë një njeri. Por, kur IA-ja lexon tekst, ajo thjesht zgjedh modelet. Mund të humbasin detajet e veçanta, të dhënat e jashtëzakonshme dhe perspektivat e pazakonta që mund të ndikojnë në mënyrën e të menduarit. Për shembull, në librin e tij të vitit 2006, Toscana Romanica, Guido Tigler – profesor në Universitetin e Firences – argumentoi se pagëzorja u ndërtua më vonë nga sa besohej përgjithësisht. Është ide që nuk pranohet gjerësisht, dhe unë besoj se kjo është arsyeja pse çetbotët nuk ma prezantuan kurrë kur i pyeta se çfarë do të lexonin për të zgjidhur enigmën e pagëzores. Edhe pse në fund gjeta arsye për të refuzuar atë datim të mëvonshëm, idetë joortodokse të z. Tigler më mësuan ta marr më seriozisht mundësinë që studimet e mëparshme mund të gabonin në lidhje me kronologjinë e pagëzores.

    Për shekuj me radhë, shumë njerëz besuan se Papa Nikolla II e shuguroi pagëzoren në vitin 1059. Në fakt, nuk ekziston asnjë dëshmi e njohur për një ngjarje të tillë; ekzistenca e saj bazohet në një supozim të nxjerrë nga disa dokumente që tregojnë përfshirjen e tij, në atë vit, në kisha të tjera fiorentine. Kur i shtyva çetbotët të zbulonin vetë këtë mospërputhje, ChatGPT dhe Claude e gjetën, por nuk arritën të vërenin se ishte e dyshimtë, ndërsa Gemini krijoi prova të rreme që do të eliminonin këtë mospërputhje. Për të kontribuar në një fushë të njohurive, duhet të shqyrtosh me saktësi terrenin, të nuhasësh çfarë është e dyshimtë dhe të tregosh pse është e gabuar. Modelet e mëdha gjuhësore kanë vështirësi në të tri këto aspekte.

    Dhe, ja problemi më i thellë: ndonjëherë njohja e modeleve – si nga njerëzit ashtu edhe nga makinat – është e gabuar. Edhe pse nuk kishte prova konfirmuese, shumica e studiuesve thjesht kishin supozuar se financuesit e pagëzores ishin fiorentinë. Në fund të fundit, pjesa dërrmuese e ndërtimit të kishave në Mesjetë drejtohej prej njerëzve vendas: peshkopë, abatë, familje të pasura. Por, nga leximet e mia fillova të pajtohesha gjithnjë e më shumë me një pikëpamje margjinale se banorët e Firences së shekullit XI, ishin ende shumë të varfër dhe provincialë për të prodhuar një ndërtim kaq të arrirë.

    Çelësi për të identifikuar se kush e ndërtoi pagëzoren, kishte të bënte me atë se sa shumë ishte frymëzuar arkitektura e saj nga Panteoni i lashtë në Romë. Deri në shekullin XI, Panteoni ishte kthyer në kishë dhe i përkiste vetëm papës. Pasi e heq Papa Nikollën nga ekuacioni dhe përqendrohesh te papët e fiksuar pas Romës së lashtë, vetëm një emër të vjen ndër mend për patronin misterioz: Gregori VII.

    Disa vite para zgjedhjes së Gregorit në vitin 1073, fiorentinët kishin ndaluar pagëzimin e fëmijëve në Firence, nga frika se një peshkop i korruptuar nuk do të mund të mbronte shpirtin e foshnjave të tyre. Pas një ngjarjeje që dëshmoi padenjësinë e peshkopit dhe e dëboi atë, sunduesit e fuqishëm të Firences (dhe gjithë Toskanës), Beatriçja e Barit dhe vajza e saj Matilda, duket se përmirësuan qytetin duke punuar me Gregorin për t’ia dhënë një pagëzore madhështore. Shkëlqimi i pasur i arkitekturës romake në zemër të Firences, është pikërisht lloji i kishës të cilën Gregori do ta kishte përkrahur.

    Të sintetizosh kaq shumë pjesë të historisë mesjetare në një interpretim të ri, kërkonte të tërhiqeshe prapa dhe të rishikoje rëndësinë e tyre dhe mënyrën se si lidheshin me njëra-tjetrën. IA-ja mund të jetë në gjendje të përputh procesin e mbledhjes së atyre pjesëve, por zbulimi do të thotë të krijosh lidhje të reja – diçka që është përtej kapaciteteve aktuale të inteligjencës artificiale, siç konfirmuan testet që bëra.

    Zbulimi mbetet përpjekje njerëzore dhe nxitet nga ajo cilësi thellësisht njerëzore – për të parë gjërat e pazakonshme që nuk përshtaten me modelet dhe për t’i hetuar më thellë. /Telegrafi/

    TË TJERA

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    Gemini në Google TV po bëhet më i zgjuar

    Foto false me Inteligjencë Artificiale, porosia u shënua e dorëzuar pa mbërritur fare

    Grok nën kritika për gjenerimin e deepfake-ve seksualisht eksplicite të grave dhe të miturve

    Samsung do të dyfishojë pajisjet mobile me Inteligjencë Artificiale në 800 milionë njësi këtë vit

    Grok AI më i saktë se mjekët në diagnostikim? Videoja e Musk trazon rrjetin sërish

    “Aksident me aeroplan në Finlandë” – foto e rreme e krijuar me inteligjencë artificiale shqetëson zviceranët

    LEXO GJITHASHTU

    Humbi mbi 50 kilogramë, Granit Shala tani po synon tituj në boks

    January 9, 2026

    “Në kontakt”, Arsenali hyn fuqishëm në garë për objektivin e Manchester Cityt dhe Liverpoolit

    January 9, 2026

    “Ju që më keni votuar, nuk keni gabuar”, Adriana Matoshi falënderon mbi 38 mijë votues që e rizgjodhën deputete

    January 9, 2026

    “Detroit: Become Human” kalon 15 milionë kopje të shitura, loja vazhdon tërheq interes

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Një dre i vogël sfidon një rinocernt masiv

    January 9, 2026

    Kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar, për të tjerët paraqitje në stacion policor

    January 9, 2026

    Osmani priti Ambasadorin britanik, diskutohet formimi i institucioneve dhe bashkëpunimi strategjik

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.