KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie, ku është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe nevojën për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit u vlerësua se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve duhet të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme.

Në këtë drejtim, PDK ka akuzuar partinë në pushtet për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke vlerësuar se zvarritja e procesit, pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm sa e thellon krizën politike, pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe të afta për t’u përballur me sfidat aktuale, me fokus në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje të marrë pa vonesë përgjegjësinë kushtetuese dhe politike që i takon për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve.

Sipas PDK-së, Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve, duke theksuar se zvarritja e proceseve dëmton interesin publik dhe të ardhmen e vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.