KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Gjyqësori nën kontrollin e Mickoskit shpëton Gruevskin dhe zhbllokon pasuritë e OBRM-PDUKM-së

LSDM: Gjyqësori nën kontrollin e Mickoskit shpëton Gruevskin dhe zhbllokon pasuritë e OBRM-PDUKM-së

Gjyqësori nën kontrollin e Mickoskit shpëton Gruevskin dhe shkrin asetet e OBRM-PDUKM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Qytetarët po shikojnë se si gjyqësori dhe prokuroria nën kontrollin e Mickoskit e lirojnë Nikola Gruevskin nga përgjegjësia për rastin “Talir 2” dhe shkrijnë asetet kriminale të OBRM-PDUKM-së.

Pas 8 vitesh, “Pallati i Bardhë”, me vlerë 14 milionë euro dhe asetet e mbetura të partisë me vlerë 2 milionë euro, janë përsëri në duart e OBRM-PDUKM-së.

Kështu duket kur një organizatë kriminale është në pushtet, ajo kujdeset vetëm për veten dhe për shpëtimin e të vetëve nga përgjegjësia. Nuk ka drejtësi.

Gruevski është një kriminel i dënuar që nuk po vuan dënimin e tij në Idrizovë. Dhe Mickoski nuk po kërkon ekstradimin e tij, ai nuk po dërgon dokumentet që kanë udhëtuar nga një institucion në tjetrin për muaj të tërë dhe nuk janë dërguar kurrë. Me qëllim.
Mickoski lejon që mentori i tij Nikola Gruevski t’i shpëtojë drejtësisë për “Talir 2”.

Kjo është një mbrojtje e vetëdijshme e Nikolla Gruevskit, simbolit më të madh të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni.

Tani Gruevski, njeriu që iku në Hungari, vazhdon të argëtohet, pa u përballur me përgjegjësi vetëm për shkak të Hristijan Mickoskit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.