KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, E.M është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshime për përvetësim të fondeve.

Sipas burimeve të A2 CNN brenda këtij institucioni, dyshohet se mungon shuma prej 700 mijë euro në fondin e postës, e cila dyshohet se është përvetësuar nga drejtoresha.

Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Më herët, Posta Shqiptare njoftoi se gjatë një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit u konstatuan parregullsi në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave.

Institucioni bëri të ditur se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka depozituar kallëzim penal në Prokurori. /A2cnn/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.