KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pezullimi i dialogut strategjik dhe refuzimi i gazit amerikan”, Hoti: Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht

“Pezullimi i dialogut strategjik dhe refuzimi i gazit amerikan”, Hoti: Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në, ndërkaq fqinji verior e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në.

Hoti në një postim në Facebook po ashtu thekson se Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit dhe sipas tij, nëse vazhdon kjo qasje, vendi mbetet i izoluar politikisht e ekonomikisht.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në.

Po ashtu, Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, përmes të cilit synohet të shpërndahet gazi amerikan, i cili ka për qëllim uljen e varësisë nga gazi rus të vendeve të rajonin dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë, fqinji verior i Kosovës tashmë ka hyrë në marrëveshje të mëdha kontraktuale energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan.

Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për forcimin e partneritetit strategjik dhe të sigurisë energjetike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.