Beyonce ka thyer heshtjen për turneun e saj historik “Cowboy Carter”, që u bë turneu country më fitimprurës i të gjitha kohërave.
Në një intervistë për Pollstar, ylli 44-vjeçar foli për fillimet e vështira, përfshirë javët me shitje të ngadaltë të biletave dhe sfidat teknike të hershme.
“Kjo lindi nga dashuria dhe respekti im për muzikën country”, tha ajo. “Qëllimi ishte të festonim qëndrueshmërinë amerikane”.
Beyonce shpjegoi gjithashtu se turneu ishte i lidhur ngushtë me rrënjët e saj në Teksas dhe historinë e anashkaluar të kaubojve të zinj, duke përfshirë elemente nga salloni i flokëve i nënës së saj dhe tregtia e stërgjyshit të saj në Alabama, shkruan DailyMail.
Ajo theksoi përkushtimin ndaj çdo detaji: dizajnit të zërit, ndriçimit, koreografisë dhe pamjeve, për t’u siguruar që çdo tifoz të ndjehej pjesë e performancës. “Ne e rregullojmë çdo element derisa të ndiej shpirtin në çdo detaj”, shtoi Beyonce.
Turneu përfshiu momente spektakolare, përfshirë paraqitje surprizë nga JAY-Z, Destiny’s Child, Miley Cyrus dhe vajzat e saj, Blue Ivy dhe Rumi.
Pas një nisjeje të vështirë, pesë shfaqjet e saj në stadiumin SoFi arritën të shënojnë fitime rekord prej afërsisht 51.8 milionë euro, me 217,000 bileta të shitura, duke tejkaluar madje turnetë e Shakirës dhe Coldplay-it.
Triumfi i turneut shënoi një kthesë të fortë krahas javëve të para, kur çmimet e bileta ranë në 20 dollarë në rishitje, një situatë pothuajse e paimagjinueshme për një artist të nivelit të Beyonces. /Telegrafi/