Taylor Swift ka paguar mbi 130 mijë euro për lejen e nevojshme që mbuloi angazhimin e policisë së New Yorkut gjatë dasmës së saj me Travis Kelce në Madison Square Garden.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili tha se këngëtarja kishte shlyer tashmë koston e lejes së kërkuar për organizimin e ngjarjes.
Ai sqaroi se shuma prej mbi 130 mijë eurosh ishte pagesa për lejen, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që qyteti të ketë pasur edhe shpenzime të tjera shtesë.
Taylor Swift
Sipas autoriteteve, kostoja e angazhimit të policisë gjatë dasmës dhe darkës së provës, shpenzim që, sipas kryebashkiakut, u mbulua nga vetë artistja.
Deklarata erdhi pas kritikave se taksapaguesit e New Yorkut mund të detyroheshin të mbulonin shpenzimet e sigurisë për ceremoninë e çiftit.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se organizimi i dasmës disa ditore të Taylor Swift dhe Travis Kelce kushtoi rreth 12.8 milionë euro (15 milionë dollarë), duke përfshirë edhe masat e shumta të sigurisë.
Dasma duket se ka ndodhur në privatësi dhe të ftuarit e kishin të ndaluar të filmonin, apo të shpërndanin pamje nga festa. /Telegrafi/
Taylor dhe Travis
