KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi riorganizimin e Qeverisë, zgjidhen ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi riorganizimin e Qeverisë, zgjidhen ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sonte votoi për riorganizimin e Qeverisë, ku të gjithë kandidatët e propozuar për ministra të rinj morën mbështetjen e 69 deputetëve. Nuk pati asnjë “kundër” ose “abstenim” për asnjë nga propozimet.

Jeton Shasivari është zgjedhur si Ministër i ri i Drejtësisë, ndërsa Agon Ferati do të drejtojë Ministrinë e Marrëdhënieve mes Komuniteteve.

Borçe Serafimovski është Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa Sasho Klekovski është zgjedhur si Ministër i Shëndetësisë.

Gjoko Velkovski merr detyrën si Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ndërsa Ivan Stoilkoviq është zgjedhur si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Sedat Sulejmani është zgjedhur Ministër i Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Erxhan Demir do të shërbejë si Ministër pa portofol.

Të gjithë kandidatët u zgjodhën me rezultat identik – 69 vota “pro”, pa asnjë votë “kundër” ose “abstenim”, duke përfunduar zyrtarisht riorganizimin e kabinetit qeveritar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.