KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Arjol Bllaca transferohet te Gjilani

Zyrtare: Arjol Bllaca transferohet te Gjilani

SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arjol Bllaca, i cili nga sot është futbollist i skuadrës kuqe e bardhë.

Klubi gjilanas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për transferimin e kartonit të lojtarit, ndërsa Bllaca ka firmosur një kontratë afatgjatë, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Sipas komunikatës së klubit, 22-vjeçari i bashkohet projektit të Gjilanit si një futbollist me potencial të madh, nga i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Arjol Bllaca, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë. Pas dakordësisë së arritur me FC Prishtinën për transferimin e kartonit të futbollistit, Arjol Bllaca ka nënshkruar kontratë me Sport Club Gjilani, e vlefshme deri në verën e vitit 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani ka falënderuar edhe Prishtinën për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të transferimit, ndërsa i ka uruar Bllacës suksese me fanellën kuqe e bardhë.

Transferimi i Bllacës është një tjetër lëvizje e rëndësishme e Gjilanit në këtë afat kalimtar, teksa klubi vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.