KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bastisje në disa qytete, policia ndalon shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike

Bastisje në disa qytete, policia ndalon shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike

MPB Maqedoni njofton se ka kryer bastisje në disa lokacione të ndryshme, me çka ka ndaluar shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike.

“Më 12.07.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.I. (24), M.F. (28), M.K. (28) dhe D.A. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.Gj. (20) nga Gjevgjelia, pasi tek ata u gjetën marihuanë dhe thërrmuese”.

“Më 12.07.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të NJPB Prilep, në lagjen “Toçilla” në Prilep, e privuan nga liria. (37) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë”.

“Më 13.07.2026, në orën 02:45, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamenjan, në fsh. Bogovinë, e privuan nga liria B.S. (24), me vendbanim në fsh. Trebosh. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Golf” me targa të Shkupit, tek B.S. u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një lëng me ngjyrë kafe”, thonë nga MPB.

Në fund theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.