Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencën e Kosovës nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, vendimi është marrë pas takimit të mbajtur sot nga KPK-ja, ndërsa dokumentacioni i plotë i procesit të përzgjedhjes i është përcjellë Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
“Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Tashmë hapat e mëtejshëm për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/
