KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” nis ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Pjetërshan dhe Kampin YMCA

KRU “Gjakova” nis ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Pjetërshan dhe Kampin YMCA

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në fshatin Pjetërshan dhe në Kampin YMCA.

Sipas njoftimit të kompanisë, punimet në terren po zhvillohen me intensitet të lartë pas nënshkrimit të kontratës, me qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

“Pas nënshkrimit të kontratës nga KRU ‘Gjakova’, në terren po punohet me dinamikë të shpejtë për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Pjetërshan dhe Kampin YMCA”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Investimi, në vlerë prej 117 mijë e 880 eurosh, synon krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe modern të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë zonë.

KRU “Gjakova” ka theksuar se ky projekt është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe sigurimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.