KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parlamenti Evropian ia përsërit kërkesën Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian ia përsërit kërkesën Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave demokratike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social X, institucioni theksoi se Serbia duhet të tregojë një angazhim real ndaj vlerave evropiane, duke nënvizuar se avancimi në procesin e integrimit është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe respektimit të standardeve demokratike.

Gjithashtu, u ritheksua se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet një kusht kyç në rrugën e anëtarësimit.

“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe standardeve më të forta demokratike. Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”,thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Në deklaratë kërkohet gjithashtu organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sipas Parlamentit Evropian janë të nevojshme për tejkalimin e krizës politike në Serbi.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën politike”, ka theksuar PE-ja./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.