Një veturë është përshirë nga flakët sot rreth orës 13:45, në rrugën “B”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi komandanti i batalioni të zjarrifikësave në Prishtinë, Muhamet Reqani i cili tha se ekipet e zjarrëfikësve janë në vendngjarje.
“Ekipet janë në vend ngjarje dhe janë duke e fikur zjarrin…”, ka thënë Reqani.
Telegrafi ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigje.
Sipas kalimtarëve të rastit vetura është elektrike dhe zjarri ishte i mjenjëhershëm.
Lajmi në plotësim…
