KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 1 mijë 800 gjoba në trafik në Gjilan

Mbi 1 mijë 800 gjoba në trafik në Gjilan

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në Gjilan kanë bërë të ditur se, gjatë zbatimit të planeve operative për sigurinë në trafik, në periudhën nga 3 deri më 9 korrik, janë shqiptuar gjithsej 1,815 gjoba.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në kuadër të kësaj janë ndërmarr aktivitet edhe në: hetim i dhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 33 aksidenteve të trafikut me të lënduar, janë shqiptuar 26 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, shqiptuar 30 gjoba për përdorim të telefonit, shqiptuar 15 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 27 ngasës, shqiptuar 16 gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer përkatës, shqiptuar 16 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim valid, shqiptuar 23 gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar se personat të cilët drejtojnë mjete motorike të kenë kujdesë dhe tu përmbahen rregullave të parpara me ligje.

“Drejtimi i mjeteve duke mos i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë, shpejtësia vret, kujdesi i shtuar nënkupton shpëtim jete për vete dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.