KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lutfi Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohet rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Lutfi Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohet rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është larguar përkohësisht nga mbledhja e Kryesisë së partisë, duke bërë të ditur se do të marrë pjesë në ceremoninë për dhënien e nderimeve të fundit për një personalitet akademik nga Gjilani.

Para largimit, Haziri foli për mediat lidhur me temat që po diskutohen në mbledhjen e LDK-së, duke theksuar se fokusi është në dy çështje të brendshme thelbësore.

Sipas tij, LDK-ja po zhvillon një debat të brendshëm për analizimin e rezultatit të fundit zgjedhor, pas takimit të Kolegjiumit të Degëve, si dhe po shqyrton kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim politik.

“LDK-ja po diskuton dy çështje thelbësore: analizën e rezultatit të fundit zgjedhor dhe kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim. Si vlerë politike kemi treguar pragmatizëm dhe po diskutojmë parimet e bashkëpunimit në kuadër të ndërtimit të institucioneve që kanë dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Haziri.

Ai theksoi se, sipas vlerësimit të tij, nuk ka as vend, as hapësirë dhe as arsye për të menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtën e ardhshme.

Haziri bëri të ditur gjithashtu se ftesa për bashkëpunim është trajtuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me ekipin e tij, dhe është diskutuar brenda strukturave të partisë.

“Në fund, zoti Abdixhiku personalisht ose dikush nga ekipi i tij do të dalë dhe do t’i japë sqarimet e nevojshme”, u shpreh Haziri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.