KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Andonovski: Maqedonia nënshkruan memorandum bashkëpunimi për Qendrën e Inovacionit Digjital

Andonovski: Maqedonia nënshkruan memorandum bashkëpunimi për Qendrën e Inovacionit Digjital

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me Emirates Investment Group, me qëllim krijimin e një kornize bashkëpunimi për pozicionimin ndërkombëtar të iniciativës së propozuar për Qendrën e Inovacionit Digjital.

Memorandumin, në emër të Emirates Investment Group, e nënshkroi dr. Hamad Al Shamsi, kryetar i Bordit të grupacionit.

Qëllimi i memorandumit është të mundësojë bashkëpunim në përgatitjen e materialeve strategjike dhe prezantuese për investime, ofrimin e mbështetjes këshilluese, harmonizimin me praktikat më të mira të EBA-s dhe praktikat ndërkombëtare, si dhe mbështetjen në procesin e tërheqjes së investitorëve ndërkombëtarë, partnerëve strategjikë dhe operatorëve teknologjikë.

Ministria e Transformimit Digjital njoftoi se përmes aktiviteteve të tilla vazhdon të punojë në hapjen e mundësive të reja për rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të vendit në fushën e investimeve digjitale, inovacionit dhe teknologjive të avancuara.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ekosistemit digjital, krijimit të kushteve për partneritete të reja dhe mbështetjes së nismave të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe pozicionimin më të mirë të shtetit në rrjedhat globale teknologjike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.