KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbështetje për HANDIKOS, Down Syndrome Kosova dhe organizata të tjera, Peci prezanton propozimet

Mbështetje për HANDIKOS, Down Syndrome Kosova dhe organizata të tjera, Peci prezanton propozimet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka nënshkruar disa propozim-vendime që do të procedohen për shqyrtim në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të cilat parashohin mbështetje financiare për organizata dhe kategori të ndryshme të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se propozimet përfshijnë financimin e shërbimeve sociale, rehabilituese dhe mbështetëse për persona me aftësi të kufizuara, fëmijë, viktima të dhunës dhe organizata të ndryshme që veprojnë në Mitrovicë.

“Disa nga propozim-vendimet që nënshkrova sot si kryetar i Komunës për seancën e radhës”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, propozimet përfshijnë mbështetje financiare për ofrimin e shërbimeve të logopedisë për fëmijët përfitues të OJQ-së “Down Syndrome Kosova”, për shërbime sociale dhe rehabilituese për OJQ-në “HANDIKOS”, si dhe për OJQ-në “Zëri i Prindërve”.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se është propozuar mbështetje për mbulimin e qirasë së “Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve ‘Raba Voca’”, financim për çdo viktimë të dhunës gjatë vitit 2026, si dhe mbështetje për Shoqatën e të Shurdhërve, Shoqatën “Minatori ’89” dhe Shoqatën e të Verbërve.

Peci njoftoi gjithashtu se, krahas mbështetjes financiare, Komuna do të investojë edhe në infrastrukturë për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

“Përveç mbështetjes financiare, do të ofrojmë edhe mbështetje infrastrukturore përmes strehimores së re për viktimat e dhunës, objekt me kushte moderne, i cili është në përfundim”, ka deklaruar kryetari i Mitrovicës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.