Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të Bedri Krasniqit, vëllait të anëtarit të Kuvendit Komunal të Drenasit, Gani Krasniqi.
Në telegramin e ngushëllimit, Lladrovci ka theksuar se humbja e një familjari të afërt përbën një dhimbje të madhe për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bedri Krasniqit. Familjes Krasniqi, në veçanti anëtarit të Kuvendit Komunal, Gani Krasniqi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vëllait të tij. Lutem që Zoti ta mëshirojë Bedriun, ta shpërblejë me xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë, durim dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në telegramin e kryetarit Lladrovci.
Në fund të reagimit, kryetari i komunës ka shprehur respekt dhe kujtim të përhershëm për të ndjerin. /Telegrafi/
