Policia e Kosovës, në Ferizaj ka identifikuar një person që në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në këtë qytet, ka vozitur një veturë të tipit BMW me shpejtësi prej 170 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi ishte 40 km/h, të cilën kundërvajtje e kishte publikuar në rrjetet sociale.
Gjatë verifikimeve policore është konstatuar se drejtuesi i veturës R.T (19 vjeç) nuk posedonte patentë shoferi. Ai ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e inçizimit.
“Ndaj tij policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe ka iniciuar një kundervajtje për gjykatë. Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos drejtojnë automjetet pa patentë shoferi, pasi sjelljet e tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

