KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Zhegrova meriton më shumë, ka mentalitet nga Kosova”, tifozët e Juventusit me kërkesë për Spallettin

“Zhegrova meriton më shumë, ka mentalitet nga Kosova”, tifozët e Juventusit me kërkesë për Spallettin

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit nëpër rrjetet sociale.

Juventusi mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Napolit me rezultat 2-0, sfidë ku ylli i Kosovës u inkuadrua në pjesën e dytë.

Vetëm disa minuta pasi hyri në fushë, ai dribloi Olivieran e më pas asistoi për Kerim Aljabegovic, i cili me një supergol nga distanca e kaloi Juventusin në epërsi.

Ky ishte asistimi i tretë për Zhegrovën në Serie A, megjithatë ajo që të befason më shumë është se nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje nga minuta e parë.

Tifozët duket se janë lodhur me zgjedhjet e Luciano Spallettit dhe tashmë ka nisur një “fushatë” në rrjetet sociale që Zhegrova të ketë më shumë minuta.

“Edon Zhegrova meriton gjithashtu pak vlerësim. Sa herë që hyn në lojë bën diçka, por Spalletti sheh diçka tjetër që ne nuk e shohim”.

“Ende nuk e di pse Zhegrova nuk i nis ndeshjet nga minuta e parë”.

“Shikoni, unë nuk jam ndonjë adhurues i madh i futbollit të çmendur të Edon Zhegrovës, por mentaliteti i tij ‘sudamerikan’ (është nga Kosova), me atë gjallëri dhe ligës poziive, më pëlqen shumë dhe është pikërisht ajo që i mungon pas kësaj dhome të zhveshjes, e mbushur me lojtarë pa zjarrë dhe frikacakë”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta të tifozëve së klubit torinez.

Përndryshe, Juventusi zë pozitën e shtatë aktualisht në Serie A, kurse ka për objektiv top katërshen për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.