KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“100 për qind e kryer”, Ousmane Dembele thotë se ka vendosur për të ardhmen

“100 për qind e kryer”, Ousmane Dembele thotë se ka vendosur për të ardhmen

Ousmane Dembele i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain, duke konfirmuar se do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm.

Ylli francez ishte pak në dyshime shkaku që nuk ka arritur ende marrëveshje me “Parisienët” për të vazhduar kontratën, shkaku që kërkon rritje të madhe page.

Megjithatë, Dembele ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Parku i Princave”.

“Ka 100 për qind shanse që të jem te PSG sezonin e ardhshëm”, deklaroi fituesi i Topit të Artë gjatë paraqitjes si mysafir special në emisionin “Rothen s’enflamme”.

“Kam ende dy vjet kontratë. Gjithçka po shkon shumë mirë në klub, ndihem shumë mirë me të gjithë, qoftë me stafin, lojtarët, presidentin dhe me të gjithë të tjerët”.

29-vjeçari nuk e përjashtoi as mundësinë e një rinovimi në të ardhmen.

“Rinovim? Do ta shohim. Nëse klubi më ofron kontratë, do të qëndroj dhe do të jem i lumtur këtu, dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”, u shpreh Dembele./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.