Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kërcënoi me mjet të mprehtë kryetarin e Komunës së Zhelinës, privohet nga liria 34 vjeçari

    January 3, 2026

    LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora

    January 3, 2026

    Frikë te Real Madridi, gjiganti anglez e do me patjetër yllin holandez

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kërcënoi me mjet të mprehtë kryetarin e Komunës së Zhelinës, privohet nga liria 34 vjeçari
    • LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora
    • Frikë te Real Madridi, gjiganti anglez e do me patjetër yllin holandez
    • Haradinaj: Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike
    • Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë
    • Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet
    • Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare
    • Këtë vit, blerja e një telefoni mund t’ju kushtojë më shtrenjtë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave

    korrektpressBy korrektpressDecember 22, 2025 Kryeprokurori i shtetit 2 Mins Read
    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave
    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 38 raste të reja gjatë periudhës 12–19 dhjetor 2025.

    Sipas njoftimit zyrtar, pjesa dërrmuese e rasteve ka të bëjë me dhunën në familje, gjithsej 31 raste. Po ashtu janë trajtuar edhe raste të rënda penale, përfshirë një rast trafikimi, dy raste dhunimi, një rast sulmi seksual, një rast vrasjeje në tentativë, një rast vrasjeje si dhe një rast të bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare.

    Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME) dhe një kërkesë për vazhdim të urdhrit të mbrojtjes. Institucionet kompetente kanë nxjerrë 13 aktvendime të aprovuara dhe dy aktvendime të ndërprera.

    Mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 87 seanca gjyqësore dhe 14 seanca në prokurori, ndërsa janë ofruar 41 këshilla juridike. Po ashtu janë regjistruar 18 aktgjykime dënuese, një aktgjykim lirues dhe dy aktgjykime refuzuese.

    Në kuadër të mbështetjes për viktimat, janë realizuar edhe referime dhe përfaqësime të ndryshme, përfshirë një referim në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, gjashtë referime në Qendrat për Punë Sociale, dy përfaqësime në polici, dy në strehimore si dhe një kërkesë për kompensim nga fondi për viktima.

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes ligjore dhe institucionale për viktimat e veprave penale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

    TË TJERA

    Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

    Lumezi refuzon emërimin si Zëvendës-Kryeprokuror i Shtetit

    LEXO GJITHASHTU

    Kërcënoi me mjet të mprehtë kryetarin e Komunës së Zhelinës, privohet nga liria 34 vjeçari

    January 3, 2026

    LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora

    January 3, 2026

    Frikë te Real Madridi, gjiganti anglez e do me patjetër yllin holandez

    January 3, 2026

    Haradinaj: Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë

    January 3, 2026

    Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet

    January 3, 2026

    Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.