KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Zjarri përfshin dy vetura në një auto-sallon në Llapnasellë, rasti në hetim

Zjarri përfshin dy vetura në një auto-sallon në Llapnasellë, rasti në hetim

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 03 janar 2026, rreth orës 02:15, në parkingun e një auto-salloni, ku një person i dyshuar, ende i paidentifikuar, dyshohet se ua ka vënë zjarrin automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij në automjete të tjera apo objekte përreth.

Si pasojë e zjarrit, dy veturat kanë pësuar dëme materiale.

Rasti është cilësuar si “Zjarvënie”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.