KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Me gjethe të trasha që formojnë një rozetë të përkryer dhe nuanca të mrekullueshme të së kuqes, esheveria është ndër bimët dekorative më tërheqëse të stinës. Mjaftojnë pak dritë, ujitje e kujdesshme dhe një vend i përshtatshëm për ta ruajtur bukurinë e saj

Vjeshta nuk ka pse të hyjë në shtëpinë tonë vetëm përmes kungujve dekorativë, gjetheve të thara dhe zbukurimeve me ngjyra të ngrohta. Edhe bimët mund të sjellin atmosferën e kësaj stine, sidomos ato që me uljen e temperaturave marrin nuanca më intensive.

Një prej tyre është esheveria e kuqe (Echeveria), një bimë sukulente që tërheq vëmendjen me formën e saj të veçantë dhe gjethet që, te disa varietete, marrin ngjyrë të kuqe, rozë ose bordo.

Esheveriat janë të njohura për gjethet e trasha e mishtore, të vendosura në formë rozete, që nga larg ngjajnë me një lule të formuar me kujdes.

Ekzistojnë shumë lloje dhe varietete, me ngjyra që shkojnë nga e gjelbra dhe bluja e zbehtë deri te roza dhe e kuqja e thellë.

Te disa varietete, kombinimi i dritës së bollshme dhe temperaturave më të freskëta mund të theksojë pigmentet e kuqe, duke i bërë veçanërisht dekorative gjatë vjeshtës.

Pse esheveria bëhet më e kuqe në vjeshtë?

Ngjyra e gjetheve ndikohet nga varieteti, intensiteti i dritës dhe kushtet e rritjes.

Kur bima merr ndriçim të mjaftueshëm, disa varietete zhvillojnë pigmente më të theksuara të kuqe. Kjo është një përgjigje natyrore ndaj kushteve të mjedisit.

Ngjyra mund të shfaqet vetëm në skajet e gjetheve ose të përfshijë pothuajse të gjithë sipërfaqen e tyre.

Megjithatë, jo të gjitha esheveriat marrin ngjyrë të kuqe dhe temperaturat tepër të ulëta mund t’i dëmtojnë.

Si të kujdeseni për esheverian gjatë vjeshtës?

Për ta mbajtur të shëndetshme dhe dekorative, duhet t’u kushtoni vëmendje disa kushteve të thjeshta.

1. Sigurojini dritë të mjaftueshme

Esheveria parapëlqen vende me shumë dritë, ndaj një dritare e ndriçuar mirë është zgjedhje e përshtatshme.

Nëse gjatë verës e keni mbajtur në ballkon ose tarracë, zhvendoseni brenda përpara ngricave të para.

Sipas, esheveriat nuk i tolerojnë mirë temperaturat e ulëta dhe lagështinë e tepërt, prandaj gjatë dimrit këshillohet të mbahen në ambiente të ndriçuara dhe të mbrojtura.

2. Zvogëloni gradualisht ujitjen

Si të gjitha sukulentet, esheveria ruan ujë në gjethet e saj, prandaj përballon më lehtë mungesën e përkohshme të ujit sesa lagështinë e vazhdueshme.

Ujiteni vetëm kur dheu është tharë mjaftueshëm.

Mos lejoni që uji të grumbullohet në pjatën poshtë vazos, sepse lagështia e tepërt mund të shkaktojë kalbjen e rrënjëve.

3. Zgjidhni dheun dhe vazon e duhur

Esheveria rritet më mirë në një substrat të lehtë, që lejon kullimin e shpejtë të ujit.

Mund të përdorni dhe të posaçëm për kaktuse dhe sukulente.

Vazoja duhet patjetër të ketë vrima kullimi, ndërsa uji nuk duhet të mbetet në qendër të rozetës së gjetheve.

4. Mos e teproni me plehërimin

Gjatë pranverës dhe verës, kur bima rritet më aktivisht, mund të përdorni herë pas here pleh të përshtatshëm për sukulente.

Në vjeshtë dhe dimër, kur rritja ngadalësohet, plehërimi zakonisht zvogëlohet ose ndërpritet.

Si ta ruani të bukur edhe gjatë dimrit?

Në muajt e ftohtë esheveria ka nevojë për më pak ujë, por vazhdon të kërkojë ndriçim të mirë.

Mbajeni larg ngricave, radiatorëve shumë të nxehtë dhe vendeve ku grumbullohet lagështia.

Me kujdes minimal, kjo bimë mund të mbetet dekorative për muaj të tërë.

E vogël, elegante dhe me ngjyra që tërheqin vëmendjen, esheveria e kuqe është një zgjedhje e bukur për ata që dëshirojnë t’i japin shtëpisë atmosferë vjeshte, pa pasur nevojë për përkujdesje të përditshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.