KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bordeaux drejt rekordit historik, 11 mijë tifozë në kategorinë e gjashtë!

Bordeaux drejt rekordit historik, 11 mijë tifozë në kategorinë e gjashtë!

Bordeauxi dëshmon se dashuria e tifozëve nuk varet nga kategoria ku luan skuadra.

Klubi francez, që pas krizës financiare u detyrua të niste garat nga kategoria e gjashtë, pritet të regjistrojë një rekord të jashtëzakonshëm të dielën, në ndeshjen kundër Stade Montois.

Rreth 10 mijë bileta ishin shitur deri të shtunën, ndërsa synimi është që numri i spektatorëve në stadiumin Stade Atlantique të arrijë në 11 mijë.

Rekordi i mëparshëm për një ndeshje të kampionatit Régional 1 ishte vetëm 3.850 tifozë.

Bordeauxi, gjashtë herë kampion i Francës, kaloi një verë dramatike dhe rrezikoi falimentimin. Në fund të shtatorit, klubi u ble për një euro simbolike nga fondi britanik Park Bench, i cili mori përsipër borxhet.

Legjenda e klubit, Alain Giresse, do ta japë goditjen simbolike të fillimit të ndeshjes.

Ndonëse ka rënë në nivelin e gjashtë të futbollit francez, Bordeauxi dëshmon se historia e madhe dhe besnikëria e tifozëve nuk zhduken lehtë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.