Arsenali dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar 1-1 në një përballje interesante, të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës në Champions League.
Ishte skuadra londineze që kaloi e para në epërsi, me sulmuesin suedez Viktor Gyökeres, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 10-të.
Megjithatë, Dortmundi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti të barazojë rezultatin përmes Maximilian Beier, në minutën e 55-të.
Gjermanët patën edhe arsye për t'u ankuar ndaj gjykimit, pasi në pjesën e dytë kërkuan një penallti pas një prekjeje me dorë të Gyökeres në zonë, por gjyqtari dhe VAR-i nuk reaguan.
Me këtë barazim, Arsenali renditet në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Dortmundi është i shtati me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.
Në xhiron e ardhshme, Arsenalin e pret një përballje e madhe ndaj Real Madridit, ndërsa Dortmundi do të luajë kundër Interit./Klankosova.tv.

