KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madrid në formë të jashtëzakonshme, dhjetë fitore radhazi

Real Madrid në formë të jashtëzakonshme, dhjetë fitore radhazi

Real Madrid fitoi 5-1 ndaj PSV Eindhoven në Santiago Bernabéu, në javën e pestë të fazës së ligës në Champions League. Skuadra e Madridit ktheu një humbje në pjesën e parë në fitore të thellë dhe arriti 15 pikë nga pesë ndeshje, duke u vendosur e vetme në krye të renditjes.

Ky ishte fitorja e dhjetë radhazi në të gjitha garat për ekipin e José Mourinhos. Seria nisi me fitoren 1-0 ndaj Villarrealit në Bernabéu, vazhdoi me fitoren 3-4 në Romë ndaj Romës dhe me 4-1 ndaj Sevillës e Leipzigut.

Më pas erdhën fitoret ndaj Barcelonës në Camp Nou (1-2), Racingut të Santanderit (0-3), AEK-së në Athinë (2-3) dhe Valencias (0-3). Fitorja e nëntë erdhi ndaj Celtës me rezultat 2-1, me gola të Bellingham dhe Espít.

Në Champions League, Real Madrid ka fituar pesë nga pesë ndeshjet. Dy prej tyre ishin kthime spektakolare: në Romë, ku ekipi nga 3-1 në disfatë shënoi tri gola në dhjetë minutat e fundit (Espí, Endrick, Rüdiger), dhe në Athinë ndaj AEK-së.

Real Madrid mban 15 tituj evropianë dhe po shfaqet si një prej favoritëve për trofeun këtë sezon./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.