Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Frizura virale e vitit 2026: Bob-i që për 3 minuta ju bën të dukeni si nga salloni

    January 7, 2026

    Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

    January 7, 2026

    Rifillon trajtimi i ujit me kapacitet të reduktuar në Mitrovicë

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Frizura virale e vitit 2026: Bob-i që për 3 minuta ju bën të dukeni si nga salloni
    • Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme
    • Rifillon trajtimi i ujit me kapacitet të reduktuar në Mitrovicë
    • Man City ngec në luftë për kreun – barazon me Brighton
    • SHBA heq zyrtarisht vaksinimin e fëmijëve kundër katër sëmundjeve: “Reforma të arsyes së shëndoshë” apo rrezik serioz?
    • “Të ka shkuar ndonjëherë në mendje të më thërrisje”, vazhdon darka sqaruese mes Stelinës dhe Keijsit
    • Shtëpia e Bardhë thotë se vendimet e Venezuelës do të “diktohen” nga SHBA-ja
    • Zbulohet arsyeja e vërtetë që shtyu Hansi Flickun ta aprovojë transferimin e Joao Cancelos
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Zekaj: Rritja e taksave gjyqësore cenon drejtpërdrejt qasjen e qytetarëve në drejtësi

    Zekaj: Rritja e taksave gjyqësore cenon drejtpërdrejt qasjen e qytetarëve në drejtësi

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Yll zekaj 3 Mins Read
    Zekaj: Rritja e taksave gjyqësore cenon drejtpërdrejt qasjen e qytetarëve në drejtësi
    Zekaj: Rritja e taksave gjyqësore cenon drejtpërdrejt qasjen e qytetarëve në drejtësi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokati Yll Zekaj ka reaguar ndaj udhëzimit të ri administrativ për unifikimin e taksave gjyqësore, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, duke e cilësuar rritjen e tarifave si barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset, si dhe si cenim të drejtpërdrejtë të qasjes në drejtësi.

    Sipas Zekajt, me këtë udhëzim janë rritur taksat për pothuajse të gjitha veprimet procedurale që zhvillohen në gjykatat e Kosovës, ndërsa qytetarët dhe bizneset që kërkojnë shërbime gjyqësore do të përballen me tarifa shumëfish më të larta se ato të mëparshme.

    “Nëse synimi është ulja e numrit të lëndëve në gjykata përmes rritjes së taksave, kjo është qasje e gabuar dhe përbën cenim të drejtpërdrejtë të së drejtës për qasje në drejtësi”, ka vlerësuar Zekaj.

    Ai ka krahasuar disa nga taksat e aplikuara deri në fund të vitit të kaluar me ato që tashmë kanë hyrë në fuqi. Për procedurat civile në Gjykatën Themelore, më herët taksa për padi me vlerë kontesti deri në 1.000 euro ishte 20 euro, ndërsa për konteste deri në 100.000 euro arrinte deri në 150 euro. Me udhëzimin e ri, për padi me vlerë kontesti deri në 5.000 euro taksa është 60 euro, për 5.001 deri në 25.000 euro është 150 euro, për 25.001 deri në 50.000 euro 200 euro, ndërsa për konteste deri në 100.000 euro taksa ka arritur në 300 euro.

    Po ashtu, për paditë për pengim posedimi, taksa është dyfishuar nga 50 në 100 euro, ndërsa për propozimin për sigurimin e provës është rritur nga 30 në 100 euro.

    Sipas Zekajt, edhe bizneset do të përballen me rritje të ndjeshme të shpenzimeve në Gjykatën Komerciale. Për paditë me vlerë kontesti deri në 25.000 euro, taksa tani është 200 euro, për konteste deri në 50.000 euro 300 euro, ndërsa për ato deri në 100.000 euro 500 euro. Ndërkohë, taksa për paditë për pengim posedimi është rritur nga 50 në 200 euro, ndërsa për sigurimin e provës nga 30 në 200 euro.

    Avokati ka paralajmëruar se, përveç rritjes së taksave gjyqësore, edhe tarifat e avokatëve janë në rritje, çka sipas tij do të çojë në ulje të dukshme të inicimit të rasteve në gjykata.

    “Me këto shpenzime procedurale, realizimi i së drejtës në sistemin e drejtësisë po shndërrohet në privilegj vetëm për ata që kanë mundësi financiare për t’i përballuar kostot deri në fund të procedurës”, ka theksuar Zekaj, duke ironizuar se kjo mund të përballohet vetëm “me shtesat për fëmijë dhe pagën e 13-të”.

    LEXO GJITHASHTU

    Frizura virale e vitit 2026: Bob-i që për 3 minuta ju bën të dukeni si nga salloni

    January 7, 2026

    Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

    January 7, 2026

    Rifillon trajtimi i ujit me kapacitet të reduktuar në Mitrovicë

    January 7, 2026

    Man City ngec në luftë për kreun – barazon me Brighton

    January 7, 2026
    TË TJERA

    SHBA heq zyrtarisht vaksinimin e fëmijëve kundër katër sëmundjeve: “Reforma të arsyes së shëndoshë” apo rrezik serioz?

    January 7, 2026

    “Të ka shkuar ndonjëherë në mendje të më thërrisje”, vazhdon darka sqaruese mes Stelinës dhe Keijsit

    January 7, 2026

    Shtëpia e Bardhë thotë se vendimet e Venezuelës do të “diktohen” nga SHBA-ja

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.