KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohen katër lojtarët e paprekshëm të Mourinhos te Real Madridi

Zbulohen katër lojtarët e paprekshëm të Mourinhos te Real Madridi

Trajneri Jose Mourinho ka caktuar tashmë bazën e ekipit me disa prej lojtarëve që i sheh si të paprekshëm në skemat e tij dhe rreth të cilëve pritet të ndërtojë skuadrën.

Sipas gazetës spanjolle AS, katërshja e superyjeve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Yan Diomande dhe Jude Bellingham, janë bërë figura të paprekshme nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho.

Pavarësisht përfshirjes së tyre të kufizuar në ndeshjet parasezonale, Mourinho i sheh ata si shtyllën kurrizore të sulmit të tij.

Mbappe do të mbetet sulmuesi i parë, ndërsa Vinicius dhe nënshkrimi i ri Diomande do të zënë pozitat e sulmuesve të krahëve.

Bellingham do të jetë numri 10 i padiskutueshëm për Mourinhon, pavarësisht performancave mbresëlënëse të Arda Guler në parasezon.

Portugezi dëshiron të ndërtojë një sistem rreth kësaj katërshe dhe gjithashtu të nxjerrë më të mirën prej tyre.

Ndryshe, Los Blancos do të përballen me Espanyol në ndeshjen hapëse të La Ligës të shtunën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.