Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ftuar në Frontal në T7, foli për seancën e jashtëzakonshme, e cila u mbajt ditën e hënë, ku ngriti çështjen e strehimoreve dhe grave që nuk kanë ku të kthehen nëse janë viktima të dhunës në familje.
Por, ajo tha se nuk mori përgjigje nga Donika Gërvalla e as Albulena Haxhiu, si ish-ministre e Drejtësisë.
“Kur e kam bë pyetjen, ministrja Gërvalla nuk përgjigjet e këqyr tokën, ish-ministrja e drejtësisë në prononcim që pason shihet që nuk ka përgjigje i fajëson komunat…As kryeministri nuk ka përgjigje kur pyetet nga gazetarja…”, tha Ymeri.
Burimi: lajmi.net ↗

