KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Veturat më të vjetra se 50 vjet shpenzojnë më pak karburant se ato moderne

Veturat më të vjetra se 50 vjet shpenzojnë më pak karburant se ato moderne

Disa vetura të prodhuara para më shumë se 50 vjetësh mund të jenë më ekonomike në konsumimin e karburantit sesa modelet moderne.

Këtë e tregojnë rezultatet e një testi të publikuar nga revista gjermane Auto Bild, në të cilin u mat konsumi i 110 veturave klasike.

Rezultatet treguan se 12 prej veturave të testuara konsumonin më pak se gjashtë litra karburant për 100 kilometra, ndërsa vendin e parë e zuri Volkswagen Golf i gjeneratës së parë, me motor dizel prej 54 kuajfuqish.

Ky model, i cili peshon vetëm 851 kilogramë, konsumoi 3.9 litra naftë për 100 kilometra. Për krahasim, Volkswagen Golf 8, me motor 2.0 TDI, shpenzoi 4.3 litra për të njëjtën distancë.

Testi përfshiu edhe vetura me motorë me benzinë. Më ekonomikja ndër to ishte Fiat 500 klasik, me konsum prej 4.8 litrash për 100 kilometra, ndërsa versioni modern Fiat 500 Hybrid konsumoi 5.2 litra.

Në mesin e modeleve të tjera që shënuan rezultate të mira ishin edhe Trabant dhe Citroën AX, me konsum prej 5.3 litrash për 100 kilometra.

Megjithatë, rezultatet duhet të shihen në kontekstin e dallimeve mes veturave klasike dhe atyre moderne. Modelet e vjetra janë përgjithësisht më të lehta dhe kanë më pak pajisje, ndërsa veturat e sotme ofrojnë sisteme më të avancuara të sigurisë, teknologji moderne dhe motorë që duhet të përmbushin standarde më të rrepta të emetimeve.

Për shembull, Volkswagen Golf i gjeneratës së parë lëshonte më shumë tym dhe shkaktonte dridhje të forta gjatë punës së motorit, mangësi që do të ishin të papranueshme sipas standardeve të sotme.

Testi tregon se pesha e veturës dhe konstruksioni i saj mund të ndikojnë ndjeshëm në konsumin e karburantit. Megjithatë, konsumi më i ulët nuk nënkupton domosdoshmërisht se një veturë e vjetër është më e mirë se një model modern, veçanërisht kur merren parasysh siguria dhe emetimet ndotëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.