KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Leeds Unitedi shkatërron Chelsean 4:1 dhe i jep fund një pritjeje 27-vjeçare

Leeds Unitedi shkatërron Chelsean 4:1 dhe i jep fund një pritjeje 27-vjeçare

Leeds Unitedi ka regjistruar një fitore historike dhe të bujshme në udhëtim, duke mposhtur Chelsean me rezultatin e thellë 4:1 në “Stamford Bridge” në kuadër të Premier Leagues, duke siguruar kështu triumfin e parë në këtë stadium në kampionat që nga dhjetori i vitit 1999.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të me anë të Emanuel Emeghës, pas asistimit të Morgan Rogersit, por reagimi i Leedsit ishte i menjëhershëm. Vetëm tri minuta më vonë (28’), Noah Okafor barazoi shifrat në 1:1, i shërbyer nga Dominic Calvert-Lewin, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Fraksioni i dytë foli tërësisht në gjuhën e Leeds Unitedit. Në minutën e 53-të, Dominic Calvert-Lewin kaloi mysafirët në epërsi nga pika e bardhë e penalltisë (1:2), ndërsa pesë minuta më vonë (58’), Noah Okafor realizoi golin e dytë personal pas asistimit të Jayden Bogle për ta çuar rezultatin në 1:3.

Vula e kësaj mbrëmjeje madhështore u vendos në minutën e parë shtesë (90+1’), kur Brenden Aaronson gjeti rrugën e rrjetës pas pasimit të Harry Wilsonit për 1:4, duke kompletuar një pasdite të paharrueshme për tifozët e Leedsit në Londër./IndeksOnline/

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿⚪️ TREMENDO: LEEDS GOLEA AL CHELSEA EN STAMFORD BRIDGE 👀

Escapada solitaria de Brenden Aaronson, y una floja respuesta del Dibu Martínez

Chelsea 1-4 Leeds | Premier League

https://t.co/JbWzgIONIm

— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) November 21, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.