KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga epërsia e shpejtë te përmbysja brenda dy minutave: PSG shkon në pushim me avantazh ndaj Nicës

Nga epërsia e shpejtë te përmbysja brenda dy minutave: PSG shkon në pushim me avantazh ndaj Nicës

Pjesa e parë e superpërballjes në Ligue 1 ndërmjet Nicës dhe Paris Saint-Germainit ka përfunduar me përmbysje spektakolare, ku mysafirët nga Parisi po udhëheqin me rezultatin 1:2.

Nice e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi 1:0 qysh në minutën e 8-të me anë të Mohamed Amoura, pas asistimit të Jonathan Claussit.

Megjithatë, kthesa e madhe e PSG-së erdhi në mes të fraksionit të parë. Në minutën e 31-të, pas rishikimit me VAR, Senny Mayulu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për të barazuar shifrat në 1:1. Vetëm një minutë më vonë (32’), Désiré Doué kompletoi përmbysjen për 1:2, i shërbyer nga Achraf Hakimi.

Skuadrat kanë shkuar në zhveshtore me PSG-në në avantazh minimal, ndërsa pjesa e dytë pritet të sjellë edhe më shumë tension dhe ritëm në kampionatin francez./IndeksOnline/

GOAL PSG 🇫🇷!!!

⚽️ Désiré Doué
🅰️ Achraf Hakimi
🇫🇷 Nice 1-2 PSG
🏆 #Ligue1 https://t.co/7eCbWGtvaO

— ClockEnd Football (@ClockEndFutbol) November 21, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.