Lamine Yamal ka fituar për të tretin vit radhazi çmimin Kopa, që vlerëson talentin më të mirë të ri në botë, në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026 në Londër.
Ylli i Barcelonës triumfoi përpara bashkëlojtarit të tij, Pau Cubarsí, si dhe Yan Diomande, Lennart Karl dhe Warren Zaïre-Emery.
Megjithatë, pas marrjes së çmimit, Yamal bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen, duke vlerësuar mbrojtësin e Barcelonës.
“Do të doja ta ndaja këtë mbrëmje dhe këtë çmim me Cubarsín. Ai e meritonte”, u shpreh Yamal.
Talenti spanjoll falënderoi gjithashtu Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës për mbështetjen, duke e cilësuar një nder marrjen e këtij çmimi për herë të tretë.
Me këtë sukses, Yamal vazhdon të shkruajë histori, duke u bërë futbollisti i parë që e fiton çmimin Kopa tri herë radhazi. /Zëri

