KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gavi i dërgon mesazh Kvaratskhelias: Do të rikthehet më i fortë, e adhuroj si lojtar

Gavi i dërgon mesazh Kvaratskhelias: Do të rikthehet më i fortë, e adhuroj si lojtar

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Khvicha Kvaratskhelias, pas dëmtimit të rëndë që pësoi ylli i Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi gjeorgjian pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit, dëmtim që pritet ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Në një intervistë për DAZN, Gavi shprehu admirimin për futbollistin e PSG-së dhe besimin se ai do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.

“Jam një tifoz i madh i Kvaratskhelias dhe gjithmonë më ka pëlqyer ta shikoj duke luajtur. I dërgoj gjithë mbështetjen time pas këtij dëmtimi. Nuk është e lehtë, por jam i sigurt se do të rikthehet më i fortë”, deklaroi Gavi.

Mesfushori spanjoll foli edhe për garën për “Topin e Artë”, duke vlerësuar se Kvaratskhelia e meriton të jetë mes pesë futbollistëve më të mirë në botë.

“Do të isha shumë i lumtur nëse ai do të përfundonte në pesëshen e parë të ‘Topit të Artë’. Ai e meriton, sepse ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer”, përfundoi futbollisti i Barcelonës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.