KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Fetoshi ngre dilemat për Serbinë e re: Radoiçiqi dhe Banjska në test

Fetoshi ngre dilemat për Serbinë e re: Radoiçiqi dhe Banjska në test

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se humbja e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit përbën fundin simbolik të Millosheviqit në Serbi, por ka ngritur pikëpyetje se çfarë drejtimi do të marrë ajo nën pushtetin e fituesve të zgjedhjeve.

Në një reagim të titulluar “Serbia e studentëve”, Fetoshi ka shprehur dyshime nëse ndryshimi politik do të sjellë edhe ndryshim të politikës së Serbisë, duke vënë në dukje se qëndrimet e “studentëve” për Rusinë dhe Memorandumi i Kragujevcit sinjalizojnë vazhdimësi të politikave të mëparshme, por nën një ‘ambalazh’ të ri evropian.

Ai ka theksuar se orientimi i ri i Serbisë do të testohet përmes veprimeve konkrete, përfshirë arrestimin e Milan Radoiçiqit dhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, braktisjen e strategjisë destabilizuese ndaj Kosovës, qasjen ndaj dialogut për normalizim, shkëputjen nga ndikimi rus dhe kinez, si dhe përballjen me trashëgiminë kriminale të viteve ’90.

Sipas tij, Bashkimi Evropian do të përballet me një sfidë të re gjeopolitike në Ballkan: Serbinë revizioniste që shërben si “arma” e Rusisë në rajon, ose kushtëzimin e mbështetjes së saj me orientimin demokratik.

Fetoshi vlerëson se BE-ja duhet ta kushtëzojë “evropianizimin” e Serbisë me qëndrimin ndaj Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.