KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Wesley Sneijder del në mbrojtje të Cristiano Ronaldos: Portugalia nuk e respektoi!

Wesley Sneijder del në mbrojtje të Cristiano Ronaldos: Portugalia nuk e respektoi!

Ish-futbollisti holandez, Wesley Sneijder, ka reaguar në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar ylli portugez nga kombëtarja dhe trajneri Jorge Jesus.

Sneijder u shpreh se një futbollist me statusin dhe karrierën e Ronaldos meriton më shumë respekt dhe se situata ku CR7 ngrohet, por më pas lihet sërish në stol, nuk duhej të kishte ndodhur.

Sipas holandezit, Jorge Jesus duhej të kishte biseduar personalisht me Ronaldon përpara ndeshjeve dhe t’ia kishte bërë të qartë vendimin e tij, në vend që ta linte të përballej me një situatë të tillë.

“Një lojtar si Cristiano Ronaldo nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë. Trajneri duhej të ulej me të përpara ndeshjeve dhe t’i thoshte hapur se preferonte të mos e aktivizonte. Të paktën, tregohu i sinqertë! Ai meriton sinqeritet dhe respekt”, ishte mesazhi i Sneijder.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.